S’e heq flamurin kuq e zi…

Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përsëritur se në objektin e komunës, përpos flamurit shtetëror të Kosovës, do të jetë edhe ai kombëtar, flamuri kuq e zi. Ai në intervistën për Indeksonline ka shpjeguar arsyet e vendosjes së flamurit kombëtar në Komunën e Prishtinës, duke thënë se ky është qëndrim i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se ai e përkrahë atë.

“Ne i kemi futur simbolet kombëtare në institucione, këtë do ta bëjmë edhe në komunë. Mirëpo nuk do të zgjedhet çështja e simboleve përmes komunës së Prishtinës, dmth që ne do të luftojmë vazhdimisht në mënyrë politike, institucionale dhe jasht instituconeve që flamuri i Kosovës të përfaqësojë vullnetin e popullit”, tha ai.
Për të parin e kryeqytetit, flamuri momental i Kosovës nuk përfaqëson vullnetin pasi që ai nuk është marrë as me referendum dhe me asgje tjetër, por sipas tij problemi nuk zgjidhet nga bishti.

Derisa ditën e parë të punës do ta nisë me flamurin e Kosovës (që ka hartën dhe 6 yjet), Ahmeti ka rikonfirmuar se kjo është përgjegjësi kushtetuese.

“Në dokumentacion zyrtar, në gjëra të tilla, ne jemi të obliguar me ligj dhe me Kushtetutë me i përdorë ato. Por po e them që simbolet kombëtare do ti fusim ashtu siç e kemi bërë edhe në Kuvendin e Kosovës. Mos harroni se edhe Kuvendi i Kosovës i ka simbolet e shtetit, por lëvizja Vetëvendosje lufton vazhdimisht, politikisht që t’i ndërrojë këto simbole”, është shprehur kreu i kryeqendrës, Shpend Ahmeti.
Ndërsa lidhur me atë që është bërë shumë fjalë, për xhipin e zi (Audi Q7), se a do të shitet, apo jo, Ahmeti ka thënë duke qeshur: “Nuk e kam marrë mandantin ende”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button