Dule i pakënaqur me kushtet e minoritetit grek

Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka organizuar një tryezë ku ka folur për kushtet në të cilat ndodhen minoritetet në vendin tonë. Në fjalën e tij në këtë tryezë, kryetari i kësaj partie dhe njëkohësisht nënkryetari i kuvendit, Vangjel Dule u shpreh se Partia për të Drejtat e Njeriut është përqendruar kryesisht në të drejtat e minoriteteve kombëtare etnike. Dule u shpreh gjithashtu se janë hedhur hapa të rëndësishëm në legjislacionin për minoritetin dhe se legjislacioni në fuqi duhet të bëhet i zbatueshëm për minoritet kombëtare. Ai shprehet jo shumë i kënaqur me kushtet, në të cilat ndodhet minoriteti grek në vendin tonë.

“Prioritet për ne është që legjislacioni në fuqi të bëhet i zbatueshëm, i prekshëm në jetën e përditshme të minoriteteve kombëtare. Roli i politikës dhe shoqërisë civile nuk është që të shkojë pas opinionit publik. Detyra e shoqërisë civile, e politikës, është që t’i paraprijë opinionit, ta sqarojë opinionin. Minoritetet kanë edhe probleme praktike. Të garantojmë të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare. Shkollat e minoriteteve dy muaj pas fillimit të vitit shkollor janë ende pa shumicën e testeve, që përbën një detyrim elementar të shtetit. Nxënësit e minoritetit grek kanë në duart e tyre vetëm 13 nga 63 libra tituj, që mësohen në të gjitha nivelet e sistemit arsimor. Deri kur do të zgjasë ky dallim. Vështirësitë ekonomike dhe financiare janë vetëm për nxënësit e prioriteteve? Tabelat e shkruara në gjuhën e minoritetit mbeten të lyera me bojë të zezë, një realitet ky që nuk nderon askënd”, u shpreh Dule.

Sipas kreut të PBDNJ-së, një tjetër sfidë e madhe është edhe ndarja e re administrative e vendit, për të cilën ai kërkoi dialog me minoritetet, për të respektuar realitetet demografike ku ata jetojnë. “A ka patur një konsultim me pjesëtarët e minoriteteve për këtë ndarje, asnjë. Sa më shpejt të nisë një dialog me përfaqësuesit e minoriteteve, duke lënë mënjanë hipokrizinë”,- deklaroi Dule.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button