Mblidhet Këshilli Ekonomik, Rama: Ulje taksash për 90 për qind të shqiptarëve

Tirane – Këshilli Ekonomik Kombëtar zhvilloi mbledhjen e radhës ditën e sotme. Në fjalën e tij në këtë takim, kryeministri Rama është shprehur se qeveria ka marrë përsipër të rimëkëmbur ekonominë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Para më pak se 100 ditës ne e morëm këtë përgjegjësi të lartë për të rimëkëmbur ekonominë dhe financat e vendit tonë. E dinim që rruga do të ishte e përpjetë por fakti është që ajo është edhe me e përpjesë se sa e parashihnim. Trashëgojmë një situatë shqetësuese nga pikëpamja e ekuilibrit fiskal.”- u shpreh Rama.
Rama u shpreh se qeveria do të zgjidhë problemet ekonomike duke rishikuar sistemin e taksimit. “Nuk jemi këtu për ti lënë pas të pa përfunduara projektet që kemi trashëguar në një gjendje të mjerueshme dhe as për ti hedhur në kosh të gjitha paratë që janë shpenzuar për ti nisur këto projekte. Ne po diskutojmë me FMN-në dhe komunitetin ndërkombëtar për të marrë mbështetjen që na duhet që kapërcimi i këtij momenti shumë të vështirë të bëhet më i lehtë.

Kemi rënë dakord për një ulje graduale të deficitit në mënyrë që të na lejojë edhe rritje të ekonomisë sonë. Jemi mëse optimist sepse mbi këtë dakordësi bazohet edhe kurajoja për të shkuar më tutje me një projekt për mbledhjen e taksave , goditjen e korrupsionit uljen e abuzimeve dhe shpërdorimeve që gjatë gjithë kësaj kohe i ka ndeshur qytetari dhe sipërmarrja private. Edhe në këto pak kohë e kemi treguar se ne mund ti rrisim të ardhurat në një mënyrë domethënëse por më domethënëse do jetë rritja e tyre bazuar në sa thash më parë. Për ti sjellë në rregull librat e llogarive dhe për të pastruar llogaritë e trashëguara na duhet të rishikojmë sistemin tonë të taksimit. Në duam një sistem taksimi të ndershëm dhe jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm që sistemi ynë i taksimit të bazohet në parimin e solidaritetit por mos pengojë as sipërmarrjen për tu rritur dhe as ekonominë për tu zhvilluar me punim dhe vetëpunësim.”- u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi edhe një herë se me ndryshimet në sistemin e taksave do i qëndrohet parimit që kush fiton më pak do të paguaj më pak dhe kush fiton më shumë do paguaj më tepër. Sipas tij taksa e sheshtë 10% nuk i përmbush qëllimet e kësaj qeverie.
“Dua vetëm të nënvizoj se qysh në krye të herës ne kemi qenë shumë të qartë me partnerët tanë se do i qëndrojmë deri në fund parimit tonë themelor kush fiton më pak do paguaj më pak dhe për 95% të njerëzve do të ketë ulje taksash.

Së dyti ne e kemi thënë më parë se do të kërkojmë më shumë nga kompanitë taksa e sheshtë 10% për ne nuk përmbush as qëllimin për të cilin është vendosur dhe aq më pak qëllimin tonë për një sistem taksimi të ndershëm në kushte kur duhet të përballemi me një mal me borxhe që e kemi para rrugës sonë dhe duhet ta heqim nga rruga jonë dhe njëkohësisht në kushtet kur duhet të njesojmë sistemin tonë të taksimit të ndershëm. Taksa 10% ka qenë një fasadë ku 95% e kompanive janë ndeshur me një forcë që i ka detyruar të paguajnë shumë më shumë jo për llogari të qeverisë por për llogari të korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë.
Ne jemi të bindur se ajo që e zhvillon sipërmarrjen nuk është një taksë shumë e ulët në një mjedis pas asnjë siguri juridike që e mbron sipërmarrësit nga tentakulat e korrupsionit.”- deklaroi Rama.

Në ndryshimet në sistemin e taksimit kryeministri Rama premtoi se do të sigurohet mjedisi që të paguhet vetëm ajo që shkruhet dhe ajo që nuk shkruhet në letër. Sipas tij kjo do të bëjë plotësisht të mundur që sipërmarrja të zhvillohet dhe investimet e huaja të shtohen. Ai theksoi se bizneseve para se tu merren taksat do u paguhen të gjitha borxhet që u ka qeveria.

“Ne nuk do tu kërkojmë kompanive të paguajnë më shumë pa marrë përsipër përgjegjësinë për ti paguar mbrapsht të gjitha borxhet që shteti u ka atyre. Dua të theksoj se për ne pagesa e këtyre borxheve për kontratat e nënë shkruar nga qeveria edhe pse nuk janë nënë shkruar prej nesh apo për vlerën e pa rimbursuar ende të tatimit mbi vlerën e shtuar përbën jo vetëm një detyrim ndaj kompanive por edhe një instrument për të nxitur ekonominë dhe për t’ju dhënë mundësinë për të krijuar vende pune për sipërmarrësit. Ne besojmë që pagesat e këtyre borxheve për të çuar deri në fund punët e mbetura rrugëve në infrastrukturë do të sjellin menjëherë një lëvizje të rëndësishme edhe në funksion të hapjen e vendeve të reja të punës. Duke ju dhënë mundësi kompanive të shlyejnë detyrimet e tyre ndaj bankave do të ulin nivelin e kredive të këqija dhe të rritet interesi i bankave për të dhënë kredi të reja. Për ço lek qene do të bëjmë të mundur të kthehet mbrapsht janë katër lekë që mund të rikthehen në ekonomi.

E gjithë kjo është një fillim i ri dhe i mbarë për të krijuar kushtet që të shkojmë më tutje me strategjinë tonë për rritjen ekonomike. Të japim sinjalin e qartë se ky vend ka një pozicion financiar stabël, të besueshëm dhe të përgjegjshëm. Sfida është e ngjita përpara dhe sfida është rritja ekonomike. Ne nuk mundemi dot të vazhdojmë me një model ekonomik të bazuar te remitancat e emigrantëve dhe papërgjegjshmëri fiskale. Remitancat kanë ardhur në rënie të vazhdueshme jo vetëm për shkak të krizës por edhe për shkak se bebet e atyre që u nisën në vitin 1990 janë 20 vjeçar dhe kërkojnë kushte të tjera.Na duhet një strategji rritje që të bëjmë të mundur që edhe shumë prej tyre që kanë kthyer sytë nga Shqipëria të kenë hapësirë për çdo nismë të tyre private. Axhenda e rritjes ekonomike është axhendë e gjerë dhe prek shumë aspekte.”- vijoi Rama.

Në fund të fjalës së tij Rama premtoi se do i hiqet taksa biznesit të vogël. “Do i qëndrojmë edhe një zotimi tjetër për të hequr ankthin e të vetpunësuarve. Do heqim taksën e biznesit të vogël. Do rrisim në mënyrë të arsyeshme tatim fitimin mbi kompanitë dhe do ulim tatim fitimin mbi biznesin vogël sepse duam të stimulojmë sa më shumë punësimin.”- u shpreh kryeministri.

loading...
Back to top button