PE diskuton Shqipërinë, Fyle: I befasuar nga anti-korrupsioni

BRUKSEL – Parlamenti Evropian po diskuton për progres-raportin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle u shpreh se “Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit dhe meriton statusin e vendit kandidat”.

Këtu Fyle ka përmendur se “në Shqipëri janë bërë zgjedhje të rregullta, kalimi i pushtetit u bë i qetë, pa incidente dhe se Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e kritereve të Kopenhagenit. “Jam i befasuar nga arritjet e qeverisë së re ndaj korrupsionit”, është shprehur Fyle, duke shtuar se “jam gjithashtu i befasuar nga rezultatet e arritura në pak muaj në këtë drejtim. Kjo konfirmon trendin pozitiv”.

Edhe kreu i delegacionit të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan theksoi se “Shqipëria ka bërë progres dhe e meriton statusin. “Statusi do të jetë një shtysë më shumë për Shqipërinë”, deklaroi Kukan.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button