Shqipëria për Wikipedia-n: "Vend i marrë me ciganë"!

Në faqen e wikipedias mbi Shqipërinë në gjuhën gjermane, që në fjalinë e parë mund të lexoheshin “epitete” të Tilla fyese dhe raciste si ”Shqipëria është një vend i marrë me ciganë”

Një autor i panjohur i faqes së popullarizuar të enciklopedisë online wikipedia ka shkruar fjalë fyese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është e habitshme se ky”kontribut” fyes dhe racist ka qëndruar një ditë të tërë në wikipedia dhe madje mund të gjendet edhe më tutje po u kërkua me makinën kërkuese google. Përgjegjësit e wikipedias dhe të google-s distancohen dhe thonë se një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodhte me dijeninë e tyre.

Më saktësisht, në faqen e wikipedias mbi Shqipërinë në gjuhën gjermane, që në fjalinë e parë mund të lexoheshin “epitete” të tilla si ”Shqipëria është një vend i marrë me ciganë”. Kjo fjali me përmbajtje fyese është vënë online të hënën rreth orës 17. Vetëm të martën pasdite ajo është zhdukur nga faqja Wikipedia , por ndërkohë ajo mund të gjendej edhe më tutje në google.

Autori nuk ka lënë emër shfrytëzuesi por vetëm një IP adresë, shkruan fokus.de.

“Është gjë e keqe” është shprehur një zëdhënëse e organizatës Wikimedia që operon me Wikipedian. Por ajo nuk mund të sqarojë se si ka mundur të ndodhte diçka e tillë. “Secili mund të shkruajë në Wikipedia. Por para se ndryshimet të publikohen, ato rishikohen nga një ose më shumë vullnetarë”, ka thënë ajo. Duke shtuar se diçka e tillë sikur kjo me fyerjet për Shqipërinë, “me sa di ajo” nuk ka ndodhur kurrë më parë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button