Corriere della Sera: Ja si na kopjojnë TV shqiptare

Gazeta “Corrriere della Sera”, në një shkrim të publikuar këto ditë, evidenton klonimin e emisioneve të televizionit italian në televizionet shqiptare.

Në shkrim përmenden disa formate të njohura në ekranet shqiptare, të cilat janë marrë copy-paste nga televizionet italiane. Këtej «Striscia la Notizia», andej «Fiks Fare» e «Ça thu..!?». Këtej «Che tempo che fa», andej «A Krasta Show». Këtej «Le Iene», andej «Antilope». Paska për të qeshur. Madje në rastin e fundit kanë ruajtur edhe pamjen e faunës dhe kanë ndryshuar vetëm kafshën (nga hiena në antilopë). Sa i përket përmbajtjes, formatit, drejtimit, montazhit dhe orarit të transmetimit janë të pothuajse të njëjtët.

Binjake e «Zelig» në Tiranë është «Portokalli» (në Top Channel ) e «Al Pazar» (në Vizion+). Nëse këtu kemi «Domenica In» e «Domenica Cinque», atje është «E diela shqiptare» (TvKlan ) dhe «E Diell» (Top Channel).

«La vita in diretta» e «Pomeriggio cinque» janë frymëzimi i «Pasdite ne TCH» (Top Channel ), «Takim i pasdites» (Tv Klan ), «Vizioni i Pasdites» (Vizion+).

Madje në rastin e fundit, deri pak kohë më parë, edhe logoja ishte pothuajse e njëjtë me atë të «La vita in diretta». Pastaj është Scan Tv me lajmet mbi ekonominë dhe financën, shumë i ngjashëm me Class Cnbc (e cila ka një marrëveshje me versionin amerikan të Cnbc).

Ndryshojnë vetëm ngjyrat, grafikat dhe lajmet për treguesit e bursës janë njësoj.

Në Shqipëri nuk mungon as Bruno Vespa. Quhet Blendi Fevziu dhe prezanton në Tv Klan emisionin e debatit politik «Opinion», me një studio që të kujton atë të emisionit «Porta a Porta».

Mungon vetëm mazhordomi. Mjafton të bësh një “udhëtim” nëpër kanalet televizive të vendit të shqiponjave për të zbuluar se frymëzimi janë programet e RAI-t dhe MEDIASET-it.

“E gjithë kjo famë nuk na bën mirë”, thotë një producent shqiptar që preferon të mbetet anonim, “një pjesë e fitimeve tona bazohet në imitimin e paaurotizuar të transmetimeve të RAI-t dhe MEDIASET-it. Nëse e ndjekin këtë punë mund të na çojnë në gjyq për shkelje të të drejave të autorit”. /respublica.al/



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button