Daçiq sërish kërkon ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet të anulojnë vendimin e 40 vjetëve më parë, që përcaktoi kufijtë mes tyre.

Në një intervistë për gazetën “Vesti Online”, Daçiq e ka vënë theksin tek opsioni i ndarjes së Kosovës, për të cilin është këshilluar me qarqe politike të Vatikanit.

”Duhet të bëhet korrektimi i vijës administrative mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të anulojë vendimin e 40 vjetëve më parë, kur disa komuna serbe i mbetën Kosovës”, ka thënë Daçiq.

I pyetur nëse ndarja e Kosovës nënkupton njohjen e pavarësisë së saj, kryeministri

Kosovë-Serbi ka theksuar se, nëse nënshkruhet marrëveshja për një ripërkufizim të drejtë, atëherë do të jetë normale që marrëdhëniet të shkojnë drejt normalizimit të plotë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të pranojë faktin se ka një minoritet serb që nuk dëshiron të jetojë në Kosovën e pavarur dhe nëse shqiptarët kanë të drejtë të mos jetojnë në Serbi, kjo e drejtë duhet t’iu njihet edhe serbëve në Kosovë”, ka vijuar Daçiq.

Daçiq ka vlerësuar se për Serbinë është me shumë rëndësi që të mos kapitullojë edhe nëse mbetet pa Kosovën, “pasi kjo ka ndodhur shpesh më parë dhe vendi duhet të ecë përpara drejt BE-së”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button