Ngjarjet në kufi, Tahiri i kërkon llogari kryepolicit grek

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke. Lajmi bëhet i ditur nga burime të dikasterit blu. Sipas tyre, tematika e bisedime janë ngjarjet e rënda të ndodhura në kufi. Vrasja e vëllezërve Çollaku dhe policit grek, Ilia Kostani, pak ditë më parë në Kozanë, ka ngjallur reagime të ashpra, si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi.

 Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se Tahiri ka kërkuar sqarime nga Drejtori i Policisë greke lidhur me të vërtetën e vrasjes së dy vëllezërve Çollaku ditën e diel në tokën greke. Gjithashtu ai ka kërkuar që të mos ndalohen më shqiptarët në kufi për shkak të toponimeve.

 Kryetarët e komunave greke, kufitare me Shqipërinë, u mblodhën dje në një takim urgjent pas situatës së krijuar nga incidenti i vrasjes së vëllezërve Çollaku. Burimet bëjnë të ditur se krerët e komunave Filat, Pogon, Konicë dhe Nestor kanë kërkuar gjatë takimit, një takim me kryeministrin grek. Këtë deklaratë e ka bërë Panajotis Gargalis, kryetari i Konicës.

 Sipas tyre, duhet të ndërmerren masa dhe të mbikëqyret zona kufitare me mjete të sofistikuara. Ata kërkuan që të fuqizohen bazat ushtarake e policore në kufirin me Shqipërinë. Takimi i komunarëve grekë, vjen pas deklaratës së tri ditëve më parë të Sindikatës së Policëve në Janinë. Pas vrasjes së policit grek, Ilia Kostani, në Kozanë, në përpjekje me vëllezërit Melsi e Elvis Çollaku, ata deklaruan ndiheshin të rrezikuar nga trafikantët shqiptarë që kontrollojnë kufirin.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button