Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë

Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor presin të ndizet drita jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të dhënat e Eurostat për GDP-në nuk janë inkurajuese.

Praktikisht GDP-ja për numër banorësh në Maqedoni për vitin 2012 ishte sa 35% e mesatares së BE-së. Por nuk është Maqedonia me nivelin më të ulët të GDP-së në Ballkan. Më keq se ajo renditen Shqipëria me 30% dhe Bosnje Hercegovina me 29%. Në situatë më të mirë është Serbia, e cila ka 36% të nivelit mesatar të BE-së.

Vendi me nivelin më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto në BE është Luksemburgu, me më shumë se dy herë e gjysmë mbi mesataren e 28 vendeve anëtare të unionit. Vendet që kanë një nivel nën mesataren e BE-së janë Rumania dhe Bullgaria me 50%.

Ndërsa niveli i GDP-së për numër popullsia është më shumë një indikator që tregon nivelin e aktivitetit ekonomik, AIC (Actual Individual Consumption) për numër popullsie është një alternativë më e mirë për të përshkruar situatën e mirëqenies materiale të qytetarëve.

Niveli i AIC është më shumë homogjen sesa niveli i GDP-së por ende ka ndryshime substanciale mes vendeve anëtare të BE-së. Sa i takoni nivelit të konsumit, Shqipëria është vendi i fundit në tabelë me 35% të mesatares së BE-së. Kjo do të thotë se në të gjitha vendet e përfshira në këto të dhëna, vendi ynë mbetet ende vendi më i varfër në Evropë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button