Media greke: Rama, kryeministri që lëviz pa roje (VIDEO/Dokumentar)

Mediat greke i kanë kushtuar një dokumentar kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Dokumentari me temë “Grekët e Shqipërisë”, është transmetuar në televizionin “Mega”. Në sfond të këtij dokumentari është vendosur kënga “Zare trëndafile”, e Tefta Tashkos. Gazetari teksa hyn në Kryeministri tregon se, habitet nga numri i pakët i rojeve të këtij institucioni. Ai thotë që për të hyrë në zyrën e kryeministrit shqiptar duhet të kalosh katër ose pesë policë, që është një numër i pakët për një kryeministër. Ndërsa shton më tej, se për të takuar kryeministrin grek duhet të kalosh një numër më të madh policësh.

“Çfarë do të thotë kjo, që keni frikë më pak, apo Shqipëria është më e qetë?. Shqiptarët protestojnë rrallë, por kur e bëjnë e bëjnë fuqishëm”, thotë gazetari në dokumentar. Kur ai i shpreh habinë kryeministrit Rama për numrin e pakët të policëve, kreu i qeverisë shqiptare i përgjigjet kështu: “Edhe 5 policët që kaluat janë shumë”. “Intervista me kryeministrin preku një sërë temash. Nuk janë të gjitha të së tashmes. Surpriza ime ishte e madhe, kur më tha se ishte pikërisht ai që hoqi gardhin rrethues të godinës qeveritare”, thotë gazetari grek. Gjithashtu në këtë intervistë Rama është pyetur edhe për fëmijët shqiptarë që janë lindur dhe janë rritur në Greqi. Për kryeministrin shqiptar njohja e gjuhës greke nga fëmijët shqiptarë është një favor. Rama ka folur dhe për minoritetin grek në Shqipëri, duke thënë se ai gëzon të njëjtat të drejta ashtu sikurse shqiptarët.

I gjithe dokumentari eshte realizuar ne Shqiperi por per me teper per intervisten e Rames do e gjeni ne minuten 50:17 ku e degjon greqisht pyetjen edhe ia kthen ne Shqip…

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button