Në Serbi thonë se vitin e ardhshëm shpërthen kanceri si pasojë e bombardimeve të NATO-s

Kryetari i Shoqatës serbe për luftimin e kancerit ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm përfundon e ashtuquajtura “periudhë latente”.

“Në Serbi vitin e ardhshëm pritet eksplodimi i sëmundjeve të llojeve të ndryshme të karcinomit, gjë që është pasojë e bombardimeve të NATO-s, paralajmëron Slobodan Cikaric, kreu i shoqatës për luftimin e kancerit. Ai ka shtuar se në institutin e Vinçës afër Beogradit edhe më tutje ruhen në kushte joadekuate materialet radioaktive të grumbulluara pas bombardimeve.

“Vlerësoj që në Serbi vitin e ardhshëm nga të gjitha llojet e tumoreve do të sëmuren 40 mijë persona dhe se do të vdesin 22 mijë të sëmurë”, tha Cikaric, duke sqaruar se në mot përfundon e ashtuquajtura “periudhë latente”, përkatësisht koha kur pas ekspozimit ndaj materialeve radioaktive, siç është uraniumi 238, paraqiten sëmundjet e kancerit.

“Periudha mesatare latente për tumore është 15 vjet, që do të thotë se kjo periudhë përfundon në vitin 2014, pasi q bombardimi i Serbisë me uranium të varfëruar ka qenë në vitin 1999”, sqaroi ai.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button