Statusi, lob pro shqiptar në BE

Ndërsa Hollanda është në kërkim të aleatëve për t’i thënë jo statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, tetë shtete anëtare bëhen bashkë në apelin për votën ‘pro’.

Ministrat e Jashtem te Austrise, Bullgarise, Kroacise, Estonise, Hungarise, Irlandes, Italise dhe Sllovenise, i jane drejtuar permes nje letre ministrit te Jashtem te Lituanise, vendi i te cilit mban presidencen e radhes se BE-se dhe Shefes per Politike te Jashtme te BE, Kethrin Ashton.

Ne kete leter, tete shefat e diplomacise se vendeve anetare te BE-se, shprehen se japin mbeshtetjen e plote per nje vendim pozitiv per t’i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat, ashtu siç
Statusi
Lituania negocion për statusin e Shqipërisë
Holanda kërkon aleatë
Vështirësitë për statusin
Komisioni rekomandon. Ata argumentojne ne letren derguar perfaqesues se Larte te BE-se dhe kryesuesit te Keshillit Europian, se Shqiperia ka permbushur kushtet qe iu percaktuan nje vit me pare, duke miratuar me shumice te gjere votash ne Kuvend tre ligjet e mbetura, ai per Gjykaten Administrative, administraten publike dhe reformen parlamentare.

Paralelisht shprehen ata, zgjedhjet si nje tjeter kusht u mbajten ne perputhje dhe respekt te lirive themelore, sipas raporteve te OSBE-ODHIR. Me tej, ata rendisin si arritje te vendit, permiresimet e bera ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe fillimin e bashkepunimit mes organeve ligjzbatuese.

“Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marre një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe dhe e ka vendosur kete nder krye te prioriteve ne perputhje me programin e saj. Prej dy muajesh Qeveria shqiptare ka bere nje progres te rendesishem, veçanerisht ne angazhimin e saj te shprehur per nje dialog kontruktiv dhe te qendrueshem me opoziten, qe eshte jetike per procesin e reformave”, thuhet në letër.

Ne letren e tete ministrave te Jashtem renditet edhe nje tjeter element i cilesuar prej tyre i rendesishem, Rezoluta e miratuar me unanimitet ne Kuvendin e Shqipërisë ne 27 nëntor 2013, qe sipas tyre rikonfirmon se procesi i integrimit në BE mbetet ne krye te axhendes kombetare te Shqiperise.

“Per keto arsye ne besojme fuqimisht se Shqiperia ka permbushut plotesisht kushtet e vendosura ne BE. Keshilli duhet t’i jape Shqiperise statusin e vendit kandidat”, thuhet më tej.

Nje vote pro e keshillit per Shqiperine thuhet ne leter, jo vetem do te inkurajonte Shqiperine per te vijuar permbushjen e reformave, por do t’ju dergonte mesazh edhe vendeve te tjera kandidate potenciale se puna e forte ne drejtim te arritjes se standardeve shperblehet, duke e lidhur kete me vete besueshmerine te BE.

“Nje vote pro e Keshillit do te provonte edhe njehere se zgjerimi i BE ka nje fuqi transformuesve dhe efekte qendrueshmerie, ne te mire te te gjithe qytetareve te BE-së”, shkruhet në letër.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button