'EU Observer': Shqipëria meriton statusin, ju nuk e keni kuptuar ende sa europiane është Shqipëria”

“Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat”. Ne nje opinion të sajin, gazeta e pavarur online “EuObserver” qe mbulon politikat e Bashkimit Europian shkruan se Shqipëria, ku 87% e popullsisë kërkon anëtarësimin është e gatshme të bëjë përpjekje të medha për ta arritur.

Këtë javë udheheqesit e BE-se do të vendosin për t’i dhënë ose jo statusin e vendit kandidat pas rekomandimit pozitiv të Komisionit në tetor. Atëherë pse parashikohet gjeresisht që Shqipëria të prekë mbi supin e ftohtë të BE? Pas dy kundërshtimeve-shkruan Euobserver- në vitin 2010 dhe 2011, Komisioni i ofroi së pari Shqipërisë, nje gati-miratimin në vitin 2012, i cili u rrethua nga gardhi i kushteve.

Euforia e shkurtër që ndjenë shqiptarët, e cila përkoi me festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë, menjehere u rrezua. Zgjedhjet e fundit, më në fund përmbushen standardet dhe sollën në pushtet Partinë Socialiste te Edi Rames, gjeneruan ndjenjën se diçka kishte ndryshuar; sollën shprese. Progres-Raporti 2013 nenvizoi se Shqipëria ka shënuar progres në reformat kryesore. Megjithate statusi i vendit kandidat nuk do te thote anetaresim i neserm, sepse perpara ka shume vite negociatash. Raportimet e fundit i vendosin disa vende në kornizen për të bllokuar progresin e Shqiperise, mes te cileve Britania e Madhe dhe Holanda.

Nje mundesi –shkruan ‘EuObserver’-eshte qe Keshilli Europian te shtyje vendimin deri me qershor 2014, duke bashkangjitur te tjera kushte. Por atehere, kush e di- shkruan gazeta online- rezultati i zgjedhjeve europiane mund t’u shtoje friken udheheqesve për të sfiduar rrjedhen e euroskeptikeve. ‘EuObserver’ shkruan se shqiptaret jane krenarë edhe per nje model unik, ndoshta pak te njohur te tolerances fetare, prej te ciles Europa mund te mesoje diçka.

Por a eshte BE vullnetmire per te degjuar zerin e shqiptareve, kur vendi prej dekadash ka vuajtur nga nje problem imazhi te pamerituar dhe te pandershem? Por perceptimet jane me te fuqishme se e verteta. Shumica e njerezve nuk kane kuptuar ende sa europiane eshte Shqiperia dhe sa e lidhur eshte historia e saj me ate te vendeve anetare fqinje me te.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button