Nuri Seferi Kampioni Europian i Boksit, krenaria e kombit shqiptar

Nga Erald Selca

Shqiptarët gjithmonë e kanë dashur sportin burrëror luftarak, boksin, madje, madje në vitet 70-të e deri në 90-të populli shqiptar kudo në trevat etnike e ka kultivuar këtë sport me shumë pasion dhe dashuri kujtojmë shkollat shqiptare të boksit KB Vllaznia Shkodër, KB Prishtina klub legjendar i Boksit ne ish jugosllavi që ka pas një supertrajner të madhin Lah Nimani dhe boksierë me nam olimpike si Aziz Salihu etj, KB Shkupit.
Mbaj mend si nëpër gojëdhëna kur flitet për boksin ky gjithmonë e ka rivalizuar futbollin dikur tek ne sallat kanë qenë përplot dhe në TV me interesim është ndjekur KB Prishtina dhe Duelet qe të linin pa frymë si Muhamed Ali -Frozer.
Edhe i madhi Nuri Seferi e ka ne ADN -të tij dashurinë ndaj boksit, djaloshi nga Gostivari ynë i Shqipërisë Etnike, ka traditë familjare ne box gjyshi tij ishte mundës eminent, ky djalosh diamant krenaria e kombit shqiptar Nuri Seferi që i ri është marrë me box ne amatorizëm duke i deklasuar të gjithë rivalet e tij ka qenë kampion Zviceran në të gjitha kategoritë.
Biografia e Nuriut është e njohur për opinionin e madh shqiptar, ngase Nuriu përfaqëson Shqipërinë dhe ka rezervuar ofertat marramendëse te Zvicrës, Azerbajxhanit etj, ngase o shqiptar i madh e jo tradhtar si Shakiri me kompani.
Kampioni ynë Europian, ky zemër luani prej vitesh po valon lart e më lart flamurin kuq e zi pasi dihet sporti është ambasadori më i mirë i një vendi dhe Nuriu ka punuar tërë këto vite dhe akoma po stërvitet me financa të veta e me lekët e familjes pa asnjë mbështetje kjo është turp të ndodh kur kemi mijëra afaristë shqiptarë që lenë lekët ne striptiz bare të Europës e nuk mbështesin një shqiponjë si Nuriu i cili edhe në ring kur del i teri kuq e zi me flamur në brekë dhe foto ikonave si Skënderbeu dhe Ismail Qemaili. Po ashtu shtrohet pyetja pse shteti shqiptar akoma nuk i jep pasaportën këtij gladiatori, këtij ylli, këtij Tajsoni shqiptar, le të mbetet ne ndërgjegje të ish ministrit kulturës dhe sporteve të Shqipërisë Aldo Bumçit dhe ish kryeministrit Sali Berisha te cilët e gënjyen boksierin tonë i premtuan ndihmë por nuk i dhanë asnjë metelik, Berisha si demagog na patë gënjyer edhe për kinse krijimin e ligës unike në futboll. Sporti do financa te mëdha dhe kushte të mira stërvitje Nuriu kurrë nuk u ankua por nuk o fer kështu, urgjentisht Kryeministri Edi Rama duhet ta mbështes kampionin tonë dhe ta pajis me pasaportë presidenti Nishani këtë ambasador të shqiptareve ne botë. Nuriu është i frikshëm në ring nga 33 fitore, 20 i ka me KO, Nuriu na rrite adrenalinën ne shqiptarëve pas fitoreve kur feston me flamurin eshë një kuq e zi.
TKZ ne Zvicër janë te veçante në krye me ish luftëtarin e UÇK -së struganin patriot 24 karatësh Artim Elmazin i cili mbështet kombëtaren shqiptare në futboll kudo, brenda dhe jashtë Nuriun dhe shumë sportistë qe mbrojnë ngjyrat e Shqipërisë.
Artim Elmazi, Bledar Gjoshi, Shpetim Brahaj, Aqif Kaba punojnë tash e 10 vite si pjesë e TKZ kurrë pa ndalur mbështesin sportin shqiptar, ndihmojnë shumë veteran luftë në gjendje vështirë Artimi këtë e ka bërë për shumë shok dhe zoti e shpërbleftë. Tash TKZ sot patën një takim emocional me Nuriun Artimi, Bledari, Aqifi, Shpëtimi i dhëne mbështetje madhe kampionit tonë dhe me datën 20 dhjetor në Hamburg TKZ do jenë aty te zëshëm me thirrjet Shqipëri Etnike… Nuri Kampion me datë 20 dhjetor Stivi Hereilusin e Francës do ta zhdëp dry ylli ynë dhe do lumturoj një komb të tërë.
Nuriu po na jep ne gëzime, por edhe biznesi shqiptar Shqipëria, Kosova shqiptaret e Iliridës duhet mbështetur Nuriun fuqimisht për arritjen e objektivave të tij sportiv drejt pushtimit te ringjeve botërore.
Më ka lënë mbresa të mëdha atdhedashuria e Nuri Seferit me familje, ky është model për tu ndjekur nga rinia shqiptare ky është shembulli se si sakrifikohet për atdheun pa asnjë ndihme, Nuri Seferi meriton admirim mbarëkombëtar dhe respekt mbështetje.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button