Statusi shtyhet për në qershor 2014

Bruksel – Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE, kanë vendosur sot shtyrjen e vendimit për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Komisionari për zgjerim, Stefan Fyle në një deklaratë për median tha sestatusi për Shqipërinë shtyhet për në qershor 2014.

Fyle evidentoi se në Shqipëri janë shënuar zhvillime domethënëse duke kërkuar  konsensus ndërpartiak.
Ministrat e Jashtëm, theksojnë ndërkohë se statusi për Shqipërinë është çështje kohe, duke vlerësuar progresin e arritur nga vendi ynë.

Për Shqipërinë do të mblidhemi në qershor 2014, vendi duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin.

Fule: Perspektiva e qarte ne qershor 2014
Komisionari për zgjerimin Stefan Fule konfirmoi me anë të një deklarate se Shqiperia do e marre statusin ne muajin Qershor te vitit 2014.
“Njihet progresi domethënës e përpjekjet e qeverisë së re. Perspektivë e qartë për statusin në qershor”, shkruan Fule ne Tvvitter.
Disa eurodeputetë në Parlamentin Evropian shprehen optimistë për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë, Danimarka dhe Hollanda kanë të njëtin qëndrim. Ata vlerësojnë progresin e Shqipërisë, por presin rezultate konkrete.
Ministri i Jashtëm i Hollandës Frans Timmermans: Do te shohim ate qe do te thone dhe koleget tane dhe do te japim kontributin dhe mbeshtetjen me te madhe per afrimin me bashkimin europian. por fillimisht te shohim ate qe do te diskutohet. ende nuk kemi vendosur asgje per Shqiperine. do te bisedojme me koleget tane per te pare se cilat jane qendrimet e vendeve te tyre.
Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Karl Erjavec: Ne do e mbeshtesim kandidaturen e Shqiperise, pasi vendi ka bere je progres te mire nderkohe qe do te mbeshtesim dhe fillimin e negociatave per Serbine.
Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt: Shpresoj se mund te marrim nje vendim pozitiv per shqiperine. nuk jam i sigurte per kete pasi ka disa vende qe kane ende rezerva.statusi kandidat e pershkruan vete ate qe permban, dhe jemi dakord se Shqiperia ka bere progrese dhe disa gjera i ka bere me mire se c’pritej. zgjedhjte, qeveria e re dhe mendoj se eshte e rendesishme qe nje progres i tille te shperblehet. por Shqiperia ka ende shume rruge per te bere.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button