Ja 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërviten në Shqipëri

Stërvitja e grupeve të para ushtarake të Kosovës në Shqipëri, ende vazhdon të ketë një vello mosnjohjeje.

Dëshmitarë dhe organizatorë të kohës e kanë sqaruar jo pak atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve, një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj emra dhe njerëz që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori sipas shpjegimit të tyre.
Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë nga e majta, apo edhe në mungesë të një kundërvënieje të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar. Por, janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtar: Sali Çekaj dhe Adem Jashari që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.
Ishin institucionet e Kosovës të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë. Nisur nga kjo, dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn.
Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj.
Lista zyrtare e emrave:
Grupi parë:
Sali Çekaj
Zahir Pajaziti
Ahmet Hoxha
Bashkim Leci
Zymer Lulaj
Kadri Gubetini
Ismet Çerkini
Artan Gjini
Arsen Hamiti
Fatmir Racaj
Ibush Metushi
Agron Tushi
Fatmir Fejzullahu
Hysni Mehmeti
Afrim Zena
Hysen Agushi
Vehbi Zeqiri
Besim Shehu
Ramiz Ramadani
Halil Halili
Rustem Teneqja
Ahmet Zeqiri
Rexhep Luma
Minush Luma
Sedat Osmani
Ramadan Pajaziti
Shemsi Krasniqi
Remzi Mehmeti
Selami Hasani
Agim Demnika
Ekrem Matoshi
Sami Hasani
Sami Vishi
Azbi Veliu
Ali Guri
Musa Shabani
Ajet Shala
Sejdi Sula
Milazim Myftari
Shaip Haziri
Fadil Begu
Mefail Vishi
Shemsedin Sulejmani
Milaim Gerbeshi
Rexhep Ilazi
Islam Visoka
Ilmi Topalli
Ylber Topalli
Xhevat Qerimi
Bashkim Thaçi
Bajram Kadriu
Shefqet Brajshori

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button