Kampioni Shqiptar i Kosovës gris dekoratën

Boksieri Shqiptar i Kosovës Azis Salihu, i inatosur nga institucinet e vendit, grisi dekoratën “Mirënjohje Presidenciale e Meritave”, të cilën ia kishte dhënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Me mirënjohje e dekorata jam mbushur. Edhe pse i çmoj, për çfarë më duhen ato kur sot jetoj në një situatë kur as para për kafe me shoqërinë nuk kam? Sot fëmijëve të mi nuk mund t’u plotësoj asnjë kërkesë”, deklaroi Salihu.

Në anën tjetër, menjëherë ka reaguar edhe presidentja Jahjaga, e cila ka vendosur që të revokojë dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” dhënë sportistit.

“Akti i grisjes së dekoratës e bën të padenjë bartësin e saj për mbajtjen e së njëjtës. Dekorata nuk ka ndonjë shpërblim financiar apo ndonjë favor tjetër material dhe nuk mund të konsiderohet si mjet për të kërkuar përfitime materiale apo favore të tjera”, thuhet në komunikatën për shtyp.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button