Qeveria shqiptare përgatit paketë mbështetje për Preshevën

Qeveria shqiptare ka përgatitur një plan të detajuar konkret për të mbështetur Luginën e Preshevës për çështjen ekonomike dhe problemin e shkollave.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar në Parlament një material të hollësishëm për shqëiptarët e trevave ku në mënyrë të posaçme flitet për Preshevën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jkone” nga Tiran.

Drejtoresha e çështjeve rajonale në Ministrinë e Jashtme, Shpresa Kureta, ka deklaruar në seancën e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit se qëeveria shqiptare do të duhet të ndërhyjë në Luginën e Preshevës për të mbështetur shqiptarët e tre komunave.

Zonja Kureta deklaroi se primare është çështja ekonomike.

Siç mësohet nga burime zyrtare, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë po përgatit një paketë ndihmash për Luginën ku parashikohet fondi i premtuar për shkollën dhe qendrën shëndetësore në Luginën e Preshevës.

Ministria e Jashtme prej kohësj ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të pushtetut vendor në reshevë si dhe me deputetin Halimi dhe deri tani gjithçka ka qenë në fazën e negociatave.

Zyrtarja e MPJ Kureta e ka cilësuar si emergjente ndërhyrjen e qeverisë për të ndihmuar shqiptarët e Preshevës, veprim që varej natyrisht nga buxheti i shtetit i cili po diskutohet në komisionet parlamentare dhe pritet të miratohet në ditët e fundit të muajit dhjetor.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button