Themelohet liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri më pingpong

Federata e Pingpongut e Kosovës është e para në mesin e federatave sportive kosovare që është pranuar në asociacionet ndërkombëtare. Pingpongistët janë të parët që janë paraqitur në kampionate botërore e evropiane dhe të parët që kanë luajtur një ndeshje me Serbinë. Tradita që pingpongu të prijë në sportin kosovar po vazhdon ende. Liga e parë e përbashkët Kosovë – Shqipëri do të themelohet pikërisht në pingpong. Kjo ligë nis sot në Suharekë, informon Koha Ditore. Në të vërtetë, Liga kombëtare në pingpong “Dardania” do të zhvillohet në formë të turneve. Gjithsej do të jenë dy turne. I pari do të luhet sot në Therandë, kurse i dyti para 29 qershorit të vitit 2014, diku në Shqipëri. Liga do të zhvillohet në të dy konkurrencat, në nivel të sendorëve. Ligën e organizojnë federatat e dy vendeve. Do të garojnë katër ekipet më të mira nga Kosova e katër më të mirat nga Shqipëria, në të dy konkurrencat. Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani pret që liga kombëtare të themelohen edhe në sporte të tjera.”Për federata që janë të anëtarësuara në asociacione ndërkombëtare, pjesëmarrja në iniciativa të tilla nuk paraqet fare problem. Nuk ka kurrfarë problemesh, është interes i të dy shteteve themelimi i ligave të përbashkëta. Me liga të tilla rritet konkurrenca e së bashku me konkurrencë edhe interesimi i shikuesve dhe sponsorëve”, ka thënë Hasani.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button