Shqetësimet e shqiptarëve në Tuz rrezikojnë zgjedhjet

Shqiptarët në Tuz të Podgoricës kërkojnë të drejta të plota dhe që Tuzi të marrë statusin e një komune të veçantë

Presidenti i partisë “Iniciativa Qytetare”, në Podgoricë, ka deklaruar se partia e tij do të bojkotojë zgjedhjet që do të mbahen në pranverën e ardhshme, nëse qeveria aktuale nuk i mban premtimet e dhëna.

Problemi më i madh mbetet statusi i komunës së Tuzit, ku shqiptarët kërkojnë që të kenë të drejta të plota dhe të merret statusi i një komune të veçantë, raporton B92.

Sipas Vasel Sinistajt, çështja e Tuzit, për vetëqeverisje duhet të zgjidhet përpara zgjedhjeve, në të kundërt ai së bashku me partinë e tij do t’i bojkotojë zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Sinistajt, për sa kohë që shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në Tuz, nuk ishte i kënaqshëm propozimi i kryetarit të bashkisë së Tuzit, i cili tha se kjo zonë duhet të marrë një autonomi më të madhe dhe jo statusin e një komune të veçantë.

Tuzi ndan Shqipërinë nga Mali i Zi dhe ndodhet në qendër të këtij të fundit. Ai është i banuar nga shqiptarë etnikë dhe aktualisht ka statusin e një komune urbane, brenda qytetit të Podgoricës.

Presidenti i fundit i Tuzit, Fran Luldjuraj dha dorëheqjen nga ky post, sepse në shtator nuk u organizua referendumi konsultativ, i cili do t’i jepte kësaj zone statusin e një komune të veçantë.

Referendumi nuk u mbajt në shtator, pasi nuk u faktua nëse Tuzi ishte i aftë ekonomikisht që të përballonte një status të tillë. Më vonë studimet treguan që Tuzi nuk ishte i aftë për atë status, sepse nuk kishte ekonominë e mjaftueshme, që i duhet një komune për të qenë e ndarë nga pjesa tjetër e qytetit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button