“Zyrtarizohet Kisha Autoqefale Greke”

Arben LLALLA
Në shkrimet e mia të fundit kam denoncuar me fakte për aktivitetin antishqiptar të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Gerasimos Janullatos i cili po greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare.

Unë po sjell sot foton e automjetit të kishës ortodokse shqiptare e cila mban gjuhën greke si gjuhë të parë zyrtare, por edhe në gjuhën shqipe fjala shqipe ORTODOKSE është greqizuar në ORTHODHOKSE. Siç shihet kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo fal tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës.

Në gazetën Zgjohu Shq është botuar një shkrim ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe ku ndër të tjera thuhet: “Por sot ne zemer te Tiranes ne diten e Krishlindjeve kryepeshkopi grek Jonullatos mbajti meshen ne gjuhen greke, ku te pranishem ishin edhe zyrtare te larte mes tyre dhe kryeministri Rama. Te gjitha mediat e anashkaluan perdorimin e nje gjuhe tjeter gjate meshes, gjithashtu sot ortodokset shqiptare treguan dhe nje here se parapelqejne nenshtrimin dhe heshtjen kur Jonullatos mban meshen ne gjuhen Greke ne zemer te Tiranes!”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button