Dyshime për varrezë masive në Saradran të Istogut

Në orët e para të mëngjesit, pjesëtarët e familjes Mavraj nga fshati Saradran i Istogut, teksa po e hapnin varrin e një familjari të tyre të vdekur, kanë hasur në mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, menjëherë e ka bërë sigurimin e lokacionit. Ndërkaq në orët e pasdites, mbetjet mortore janë tërhequr nga Policia e EULEX-it, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Prishtinë, raporton RTK.

Në Saradran të Istogut, në vitin 2000, në një varrezë masive ishin gjetur trupat e pajetë të 18 shqiptarëve të ekzekutuar dhe të varrosur nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë, mu në lokacionin e varrezave të fshatit.
Pas 14 vjetëve, sot në orët e para të mëngjesit, pjesëtarët e familjes Mavraj nga ky fshat, teksa po e hapnin varrin e një familjari të tyre të vdekur, kanë hasur në mbetje mortore nga ajo periudhë.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës e cila pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, menjëherë e ka bërë sigurimin e lokacionit, kanë njoftuar Avdullah Mavraj dhe Visar Mavraj.

Ndërkaq, në orët e pasditës, mbetjet mortore janë tërhequr nga policia e EULEX-it, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Prishtinë.

Sipas banorëve të fshatit Saradran, dhjetëra shqiptarë nga Lugu i Drinit, në mesin e të cilëve edhe një vajzë, ishin vrarë dhe ekzekutuar në vende të ndryshme por më pas janë bartur me kamion për t’u varrosur në një varrezë masive. Sipas tyre, deri më sot askush nuk është dënuar për krimin e kryer.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button