Paralajmërime për tensione dhe protesta të reja në Shkup

Në lagjen Gjorçe Petrov edhe për sonte janë paralajmëruar protesta dhe tensione, pas vrasjes së të riut maqedonas.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska paralajmëroi sot se ka njohuri se për sot pasdite sërish të organizohen protesta të reja.

“Nga rrjetet sociale kemi njohuri se po organizohen qytetarë të cilët kanë qëllim të shprehin pakënaqësi dhe revoltë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të përmbahen nga trazirat dhe dhuna, si dhe të rikthehet normaliteti në këtë lagje”, deklaroi ministrja Jankulovska. Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale janë bërë thirrje për vazhdimin e protestave dhe shprehjen e revoltës. Një pjesë e komenteve në disa portale janë hakmarrëse dhe me tone raciste kundër shqiptarëve.

MPB ka bllokuar sot një pjesë të rrugëve, sidomos hyrjen nga Tetova drejt Shkupit dhe se makinat rekomandohen që të ndjekin rrugën drejt qarkores që lidh pjesët tjera të qytetit. Janë bllokuar edhe disa rrugë në brendi të kësaj komune.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button