Mali i Zi, zgjedhjet lokale, shqiptarët synojnë Tuzin

Në Mal të Zi sot kanë filluar të zhvillohen zgjedhjet lokale në 11 komuna e në Podgoricë dhe të drejtë votimi kanë mbi 315 mijë qytetarë. Shqiptarët pritet të fitojnë komunën e sapo themeluar urbane të Tuzit. Por gara sërish ka gjetur të ndara partitë shqiptare, pasi që pesë subjekte konkurrojnë të ndara në tre lista.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në zgjedhjet lokale për KU Tuz dhe Podgoricë del në koalicion me DPS-në, Partinë Boshnjake, Partinë Liberale, Iniciativën Kroate dhe Listën për Tuz të Muhamed Gjokaj.

Koalicioni Alternativa Shqiptare (Gjergj Camaj) dhe Iniciativa Qytetare (Vasel Sinishtaj) me listë të përbashkët në KU Tuz dhe Podgoricë. Lidhja Demokratike në Mal të Zi në zgjedhjet për KU Tuz.

Në zgjedhjet lokale në KU Tuz me lista të veta do të marrin pjesë edhe SNP dhe Koalicioni SDP-Pozitivna. Vendet e votimit janë hapur në orën 07:00 e duhet të mbyllen në orën 20:00.

Rezultatet paraprake mund të priten rreth orës 21:30. Zgjedhjet ndiqen nga rreth 650 vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button