Më mirë të punosh në Shqipëri se sa në Greqi!

Vendi më i keq në Evropë dhe në kategorinë e parafundit në Konfederatën Botërore të Sindikatave, renditet Greqia, ndër vende të tjera si Kina, India, Turqia, Nigeria dhe Bangladeshi. Sondazhi përfshiu disa të dhëna sidomos të drejtat themelore të punëtorëve të kryera për herë të parë në 139 vende të botës. Në fakt të gjitha vendet e Ballkanit janë në një pozitë më të lartë se Greqia, raportoi sondazhi.

Në bazë të 95 treguesve ligjet që garantojnë të drejtat e punëtorëve, si marrëveshjet kolektive, grevat, sindikatat, liritë e përgjithshme etj, hetimi i ndau 139 vendet në gjashtë kategori:

– E para dhe më e keqja, vendet ku nuk ka garanci në punë, për shkak të sistemit ligjor (përfshirë vendet në luftë, të tilla si Republika e Afrikës Qendrore dhe Somalia).

– E dyta, vendet ku nuk ka siguri për të drejtat e punëtorëve, në këtë kategori futet edhe Greqia.

– E treta, janë shkeljet sistematike të të drejtave të punës (duke përfshirë vende të tilla si SHBA, Argjentina, Meksika dhe Bahrein).

-E katërta, ka të bëjë me vendet ku shkelen të drejtat e punës në mënyrë të rregullt (në këtë kategori hyjnë vende si Australia, Brazili, Portugalia dhe Rumania).

-E pesta ka të bëjë me vendet ku ka shkelje të përsëritura të të drejtave të punës (Irlandë, Japoni, Hungaria, Zelanda e Re, Rusia etj).

– Dhe e gjashta përfshin shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të punës (Suedia, Belgjika, Gjermania, Uruguai, Holanda, Italia, etj).

Ndërsa vende si Danimarka dhe Uruguai janë renditur në majë të klasifikimit për shkak të ligjeve të tyre të forta të punës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button