Shqipëria, lojtare e madhe botërore për naftën? (VIDEO)

 Nga Tommy Humphreys, strateg investimesh në Kanada

Miku im i besuar, Jonathan Roth, e ka ndihmuar “Petromanas Energy” të bëjë një dokumentar të shkurtër për naftën në Shqipëri dhe për aktivitetet zgjeruese të kompanisë atje, në bashkëpunim me “Royal Dutch Shell”, i cili është publikuar sot, çka përkon me Takimin Vjetor të Përgjithshëm të kompanisë.

Unë kam qenë me Jonathan-in në Shqipëri, kur u bënë filmimet e para për dokumentarin në fund të vitit 2012, por për fat të keq, disa komplikime në pusin “Shpirag-2” na detyruan t’i shtyjmë. Tani jam tepër i kënaqur kur shoh se përparimi i kompanisë në pusin “Molisht-1” ka bërë që ata të fillojnë tregimin e historisë së tyre të fuqishme në tregun e aksioneve.

Aksionet në “Petromonas” janë rritur nga 0.105 dollarë në nëntor 2013 (ne e blemë me atë çmim asokohe), në një shifër prej 0.37 dollarësh, sipas njoftimeve të kompanisë ditën e martë.

Pritshmëritë për pusin “Molisht-1” të kompanisë, të paracaktuara për t’u testuar në tre-mujorin e fundit të 2014-ës, janë duke u shtuar dhe tregu po merr në konsideratë mundësinë që strukturat nën blloqet e naftës në Shqipëri, mund të jenë masive.

Videoja është me vlerë të shihet, sidomos për ata që janë të interesuar në bizneset e energjisë botërore.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button