Sot, 13 vjet nga rënia e "Komandant Tigrit" , Fadil Nimanit
Sot bëhen 13 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani i njohur ndryshe si “Komandant Tigri”. Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.
Komandant Tigri, iu bashkua forcave shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.
Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës duke komanduar Brigadën e 113-të “Ismet Jashari-Kumanova”.
Sot në çdo përvjetor të rënies për liri, Fadil Nimanin e përkujtojnë duke u mbledhur me mijëra shqiptar ne fshatin Vaksincë, ku edhe iu ngrit përmendorja.