Albin Kurti: Bashkimi kombëtar nuk do të nisë luftën e tretë botërore

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është edhe kandidat për kryeministër të Kosovës, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, duke shpalosur programin e tij për qeverisjen e ardhshme, ka thënë se prioriteti kryesor në mandatin e tij qeverisës është zbatimi dhe sundimi i ligjit.

Kurti po ashtu është shprehur kategorik se lëvizja Vetëvendosje, pas ardhjes së saj në pushtet, nuk do të heqë dorë asnjëherë nga synimet që ka kjo lëvizje, pra bashkimin me Shqipërinë.

“Ndryshimet, të cilat ne do t’i bëjmë, do të jenë paqësore dhe demokratike. Ndarja e Kosovës me Shqipërinë nuk ka qenë as paqësore e as demokratike. Vetëvendosje nuk ka do ta nisë luftën e tretë demokratike me bashkimin e Shqipërisë. Ne nuk themi që pa e ndërtu flamurin e Kosovës, nuk do t’i bëjmë gjërat e tjera, si energjetikën etj. Synimi jonë në mandatin tonë qeverisës nuk do të heqim dore. Simbolet tona nuk janë pjesë e historisë dhe as nuk janë bërë në bazë të historisë”, ka thënë ai.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button