Ja kush është ambasadorja e vendit – Majlinda në reklamën e Bashkimit Evropian (VIDEO)

“Kosova është vendi më i mirë në botë”, kështu e vlerëson vendin e saj në një reklamë të Bashkimit Evropian xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi.

Sportistja më e suksesshme shqiptare në vitet e fundit, Majlinda Kelmendi, sa po ka përfunduar xhirimet e fushatës së fundmit promovuese të Bashkimit Evropian.

Majlinda në këtë video paraqitet si shtetase e Kosovës duke përfaqësuar Kosovën, teksa ka folur në gjuhën angleze për vetitë e vendit të saj.

“Kosova ndoshta nuk është vend i bukur krahasuar me vendet tjera të Evropës, por për mua është vendi më i mirë në botë”, thotë mes tjerash Majlinda.

Majlinda Kelmendi është kampione e Evropës dhe e botës në kategorinë deri 52 kilogram.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button