"Derexheja" me të cilën përballet Kepi i Rodonit… plehrat kanë mbuluar plazhin!

Rreth 500 vullnetarë, pjesë edhe e administratës së Ministrisë Mjedisit dhe Turizmit pastruan bregdetin e Kepit të Rodonit.

Një ndër destinacionet më të bukura turistike në Qarkun e Durrësit, por që prej vitesh ndotet masivisht nga mbetjet urbane. Ato mbërrijnë këtu nëpërmjet grykderdhjes së lumit Ishëm, duke u kthyer në burimin kryesor të kësaj ndotjeje.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i pranishëm në aksionin e pastrimit u bëri thirrje njësive vendore dhe qendrore që të ndëshkojnë shkaktarët e këtyre krimeve mjedisore dhe ti parandalojnë ato.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Mekanizmat e institucioneve ligjzbatuese përsa i përket zbatimit të ligjit dhe respektimit të kritereve mjedisore do të jenë të patolerueshme. Nga kjo ditë, nga data 22 prill që është edhe Dita e Tokës ne vazhdojmë bëjmë thirrje që të gjithë ata që bëjnë krime mjedisore, dhe nuk zbatojnë lejet mjedisore që jo vetëm Inspektoriati, por cdo institucion ligjzbatues, institucionet e rendit ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Turizmit dhe Mjedisit do të jenë shumë aktivë, do të jenë shumë të rreptë dhe tolerimi do të jetë zero”.
Një prej aktivistëve të shoqërisë civile, Ened Mato, tha se masakra e bërë me Kepin e Rodonit është tregues i papërgjegjshmërisë njerëzorë që duhet të ndëshkohet.
Qëllimi i aksionit mbetet pastrimi i të Kepit të Rodonit, me qëllim që kjo zonë të kthehet në atraksion veror për vendasit apo dhe të huajt./ZgjohuShqiptar.al

loading...
Back to top button