Arkivi: Shote Galica në varfëri ekstreme, i shkruan Ahmet Zogut

Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, pas vrasjes së të shoqit, ishte strehuar në një fshat të Krujës në Shqipëri.

Me vete kishte marrë edhe disa fëmijë të bashkëluftëtarëve të saj.

Por atje gjërat kishin shkuar shumë keq; Shota ishte në gjendje të mjerueshme financiare.

Në këtë situatë, ajo i shkruan Mbretit të Shqiptarëve, Ahmet Zogut.

Po sjellim të plotë këtë letër të luftëtares së njohur të Kosovës.

“Naltmadhnija juaj, unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kacake të Kosovës. Gjindem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi. Janë fëmijët e luftarëve të vram për clirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”.

Qerime Radisheva aka Shote Galica 1895-1927

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button