“Deti”, Bushati: Prokuroria të hetojë mbi marrëveshjen me Greqinë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka raportuar sot në Komisionin e Politikës së Jashtme për çështjen e toponimeve, negociatat me qeverinë greke, si dhe për funksionimin e diplomacisë shqiptare, seancë kjo e kërkuar pak kohë më parë nga deputetët e Partisë Demokratike.

Shefi i diplomacisë shqiptare, pasi ka shprehur keqardhjen për mungesën e deputetëve të opozitës, i ka kërkuar prokurorisë të hetojë mbi marrëveshjen detare me Greqinë deri tek firmëtarët e saj. Bushati tha se për paktin, i cili u konsiderua antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, se prokuroria duhet të hetojë grupin e punës që ka negociuar për arritjen e këtij pakti mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Ka një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese për sa i përket mënyrës se si është negociuar marrëveshja e detit. Kjo është një çështje që derisa është rrëzuar në thelb dhe mbetet një procedurë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, meriton të shqyrtohet nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se kemi element të veprës penale për nënshkruesit e marrëveshjes”, tha Bushati. “Ne si ministri, kemi bërë evidentimin përkatës, hetuam mënyrën si është bërë negocimi që jo vetëm ka dëmtuar interesin kombëtar por ka vendosur Shqipërinë në një pozitë delikate.”

Ndërsa çështja e toponimeve, ishte një pikë tjetër ku u fokusua gjatë fjalës së tij ministri i Jashtëm. Për Bushatin ajo është një çështje prioritare për adresimin e problematikave me Greqinë. “Kemi rënë dakord me palën Greke për gjuhën me të cilën do të shkruhen toponimet sipas rregullave që parashikon OKB-ja dhe sipas listës përkatëse që Shqipëria ka dorëzuar në Kombet e Bashkuara”, tha ai.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button