Historia VI dhe Marrëveshja Detare

Nga Altin Kocaqi
“Historia VI” dhe “Marrëveshja Detare” janë dy pika të nxehta që nuk duhen anashkaluar e lënë në harresë nëse vërtet ne duam të fillojmë të ndërtojmë një shtet që fuksionon me bazë mekanizmat kushtetuese të cilat nëse do i kishim ndërtuar prej kohësh nuk do ishte nevoja të arrinim deri këtu sa që disa koka të tymosura me pushtet të marrin vendime që cënojne territoret tona. Në një shtet të shëndosh demokratike që ndjek e zbaton organizmat kushtetuese me perpikmëri ka vende për abuzime të tilla, të dyshimta si te parapregatitura. Të dyja ngjarjet pasuan njera tjetrën ndaj llogjikisht duhet të shtrohet çështja nëse ka ndonjë lidhje mindis këtyre dy veprimeve të ulta.

Rrëzimi i Historis VI ishte më se i natyrshëm pasi në asnjë rrethane nuk mbështetej në asnjë dokument historik i cili do vërtetonte ndonjë Greqi deri në Gjirin e Vlorës. Perkundrazi të gjitha dokumentet historike me në krye Gjeografin e madhe Strabonin flasin për një Greqi që fillon në një gji me tjetër emër: Gjirin e Amvrakias .Përhapja e greqishtes teknike në qytetet tregtare që komunikinonin me këtë gjuhë nuk do të thotë në asnjë mënyrë “egzistencën greke” si vendas në këto troje pasi të tilla koloni kishte edhe në Francë, Spanjë, Itali, Afrikë etj. Kjo gjuhë u perdor edhe nga mbretër në trojet e Avganistanit për arsye organizative, kështu që nëse i ecim kësaj llogjike atëher i bie që Greqia të shtrihet deri në Avganistan edhe Talibanet sot të jenë “minoritare greke”.

Epoka e Bizantit ruajti pak a shumë të njejtën strukture në të cilën greqishtja ishte edhe mbeti në shumë vende, fillimishte si gjuhë organizative e më pas si gjuha e kishës.

Një rol të madh në përhapjen e greqishtes luajti edhe po luan akoma dhe sot shkolla Greke. Kjo shkollë kishte edhe ka një rol të qartë e të drejtpërcaktuar, qysh prej antikitetit e deri në ditet tona, të shprehur më së qarti nga Isokrati i famshëm me fjalët “Ellines ine i metekondes tis elliniks pedhias” që do të thotë “Grekë janë pjesmarrësit në shkollimin greke”. Dhe mbi të gjitha kryesisht shkollimi në trevat Bizantine bëhej në gjuhën greke. Këta janë faktorët historikë që nuk mund të lejonin në asnjë rrethanë idenë e Historis VI ndaj edhe llogjikishte ajo nuk duhej të mendohej e jo më të pregatitej si e tillë.

Pas Historis VI një tjetër skandal historik shpërtheu me kufirin detar, mindis Shqipërisë edhe Greqisë. Kufinjtë detarë janë përcaktuar nga organizmat ndërkombetare me edhe pa deshirën e plotë të palëve kufindarse. Firmosja e marrëveshjes detare mindis Shqiperisë dhe Greqisë është edhe ka për të mbetur një kartë shumë e fortë në arenën dipllomatike mindis dy vendeve tona.Dipllomacia shqiptare bën mirë të jetë e pregatitur pasi kjo marveshje ka per t’u tundur shpesh në organizmat ndërkombetare në çështje kritike pasi grekët historikisht parapërcaktojnë synimet e tyre dhe në çdo lloj qeverie ju permbahen besnikërisht. Marrëveshja dypalëshe për ndarjen e detit nuk mund t’i interesojë kurrë Shqipërisë pasi në këtë mënyrë ne përcaktojmë njëherë e përgjithmonë kufinjtë me duaret tona. Kjo do të thotë se ne heqim dorë njëherë e përgjithmonë nga Camëria që na u rrëmbye barbarisht 100 vjet më parë. Nëse si pretekst sot dalin ndarjet e zonave të influences ekonomike atëhere e pakta e të paktave që i kemi borxh këtij vendi është që ne tju andresohemi konventave ndërkombetare duke shprehur edhe rezervat tona politike. Hapja e bisedave të tilla pa zgjidhur problemin e Camërisë është njëlloi si ti rremish varrin vetes pasi në këtë mënyrë kemi hequr dorë nga Shqipëria e poshtme edhe ju kemi dhënë te drejtën grekve të synojnë për kufinjtë absurditetin e Historis VI.

Logjikisht këtu ngrihen shumë pikëpyetje që drejtësia e ka për detyrë që ti marri në shqyrtim. Të dyja aktet e shëmtuara u kryen brenda mandatit të së njejtës maxhorancë ndaj drejtësia duhet të kerkojë nëse ka lidhje mindis këtyre dy akteve të shëmtuara? Mos vallë “Historia VI” u ndertua ti paraprinte “Marveshjes Detare”? C’ndodhi me hartuesit e këtyre akteve të shëmtuara… që të paktën marrëveshja detare u vertetua se kishte shkelur kushtetutën?

Gjatë kohëve të Historis VI Minister në detyrë ishte Genc Pollo. A mori masa ai për hartuesit e Historisë VI? Kë shkarkoj? Po Kryeministri a mori masa kundra Ministrit?

Marrëveshja detare kishte për kryenegociator Ferit Hoxhën. Kjo marrëveshje u shpall antikushtetuese. C’u bë me Ferit Hoxhën? U thirr për gjykim?

Masat “ndëshkuese” që u morrën nga “qeveria nacionaliste” ishin këto:

Genc Pollo pas Historis VI ngrihet në detyrë edhe bëhet zv Kryeministër.

Ferit Hoxha pas marrëveshjes detare emërohet ambasador i Shqipërisë në OKB

Llogjiksht këtu lindin shumë pyetje por njëra prej tyre i duhet drejtuar Kryeprokurorit Zoti Kryeprokuror: Mos vallë duhet të hetoni në lidhje me keto akte antikushtetuese?

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button