Ambasada amerikane: Jemi të skandalizuar nga deklaratat e Berishës, reflekto!

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi pas deklaratave të ish- kryeministrit Sali Berisha për një punonjës të misionit OPDAT.

Në njoftimin e ambasadës, ata thonë se janë të skandalizuar nga komentet e Berishës dhe i kërkojnë atij të reflektojë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamenttit, gjatë një seance të parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë.


Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të integritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje z. Berisha të reflektojë për sjelljen e tij,” thuhet në deklaratë.

Por si është e vërteta?

Duke folur në Kuvend, Sali Berisha akuzoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se qëndron pas arrestimit të gjeneralit Syrja Gjoka.

Berisha tha se Kodheli u ka bërë presion prokurorëve për arrestimin e Gjokës.

Madje, ish- kryeministri u shpreh se Kodheli ka përdorur edhe motrën e saj, e cila ka folur në emër të misionit OPDAT, që është misioni amerikan i ndihmës në fushën e zbatimit të ligjit.

“Ka nisur motrën e saj në emrin e OPDAT, duke folur në emër të misionit, edhe pse aty është thjesht punonjëse. Ministrja Kodheli ka bërë presion ndaj dy prokurorëve, që ose Syrja Gjoka në litar, ose ju do të humbisni, se kështu është vendosur. A merret kështu një baba, një ushatarak, një ish-gjeneral në detyrë, kafshërisht,” tha Berisha.

Gjoka u arrestua pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është liruar nga Gjykata e Apelit e Vlorës.
Hetimet për të vazhdojnë.

Ai dyshohet se i ka shkaktuar një dëm shtetit në vlerën e 6 milionë lekëve.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button