Rama: Ka prova tronditëse për trafik droge nga ajri para 23 qershorit

Kryeministri Edi Rama, duke folur në emisionin “Top Story”, deklaroi se ka prova të forta, që përpara 23 qershorit është bërë trafik droge nga ajri.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ai tha se këto informacione do publikohen nga komisioni hetimor i ngritur për këtë qëllim, që drejtohet nga deputetja Ermonela Felaj.

“Informacioni që unë kam marrë përpara se të bëhen publike konkluzionet nga komisioni hetimor, mua personalisht më ka tronditur, pasi provon edhe atë që unë vetë nuk e kam besuar, që në Shqipëri ka pasur një linjë të tillë të trafikut të drogës nga ajri,” tha Rama.

“Kjo ka ndodhur dhe ka ndodhur në periudhën kur qeverisnin këta zotërinj”.


Rama tha se provat janë të pakontestueshme.

“Edhe siguria që mund të bëhej trafik droge nga ajri, i vjen Berishës nga fakti se kjo ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij. Që të ndodhë kjo, patjetër duhet të jetë në dijeni edhe kryeministri. Që do të thotë se edhe kryeministri mesa duket paska qenë në dijeni për këtë”.


Në lidhje me kapjen e avionit në Divjakë, Rama tha se strukturat policore ishin të njoftuara dhe ata ishin gati që kur avioni ishte në ajër.

Rama tha se një trafik i tillë nuk ka ndodhur gjatë periudhës së qeverisjes së PS.

“Unë e përjashtoj që kjo të ketë ndodhur gjatë këtyre muajve, sa kohë nuk kemi pasur asnjë fakt dhe provë, por kemi qenë të alertuar për të provuar që këto dyshime ishin të vërteta,” tha Rama.

loading...
Back to top button