Jemi “katandisur” të presim notën e provimit nga drejtoria BE, thotë Rama dhe ngjall komente

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën “Sfida e zhvillimit ekonomik”, ishin pjesërisht të lidhura me ekonominë. Ra në sy ftesa e Ramës për investitorët tanë dhe të huaj, të fokusohen tek bujqësia, agrobiznesi dhe fshati. Por kryefjala mbetet krahasimi që kryeministri bëri lidhur me statusin e vendit kandidat:
“Nëse Shqipëria do të merrte statusin në dhjetor do të kishte pasur më pak konflikt dhe shumë më tepër mundësi për të shkuar më përpara në rajon dhe mbi të gjitha, në fund të fundit nuk është se nëse nuk shkojmë në BE ne nuk jemi europianë. Ne jemi europianë sa janë gjermanët, danezët. Ata janë anëtarë të një Bashkimi ne nuk jemi anëtarë, por nuk na bën më pak të drejta për të thënë atë që mendojmë për Europën. Ne duhet vetëm të presim KE që nëpërmjet raport-progresit të thotë fjalën e vet nëse ne i kemi qëndruar një për një detyrimeve tona. Në momentin kur ne do të kemi një konfirmim nëse do ta kemi ne kemi bërë detyrën tonë. Në kohë të tjera më të mira Europa nuk do të diskutonte sepse KE do të thotë që e kanë bërë detyrën. Është njësoj si një komision provimesh që thotë që këta e morën provimin dhe pastaj drejtoria thotë prit një minutë se do e shohim në vjeshtë se kemi halle të tjera. Se kështu jemi katandisur në këtë Europë, ku jemi sot. Ne të marrim detyrën para komisionit pastaj të presim drejtorinë çfarë vendimi do të marrë”.

A është ky lloj formulimi “i shpenguar” që s’para ka bërë vaki më parë me politikanët tanë, një paralajmërim indirekt se edhe këtë herë statusi mund të ketë probleme? Apo një përshkrim “biblik” me shembuj të thjeshtuar i procesit të integrimit? Do ta shohim. Por një gjë është e vërtetë: Që BE-ja ka patur kohëra më të mira kur ne thurrëm ëndrrat e para “integruese”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button