Kathimerini: Liderët shqiptarë, të pabesë si akrepi

Duke dhuruar detin me buzeqeshje

Gazeta e njohur greke Kathimerini, i ka kushtuar sot një artikull vendit tonë, pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati se marrëveshja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë do të hetohet. Gazetari grek Stavros Ximas ka komentuar mundësinë e dhënies së statusit kandidat Shqipërisë dhe thekson se Greqia është ndër vendet e pakta që dëshiron vërtet antarësimin e Shqipërisë në BE, por liderët shqiptar po tregohen të pabesë ndaj fqinit jugor. Ai shkruan se udhëheqja politike e Shqipërisë sillet si tek historia e akrepit me bretkosën. “Në një të ardhme të afërt, fqinji ynë Shqipëria, do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Kështu tha pak ditë më parë Eurokomisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle, i nxitur nga reformat që ka realizuar Tirana, e për këtë arsye komisioni i ka rekomanduar bordit të Ministrave të Jashtëm në fund të qershorit, t’i hapë Shqipërisë dritën jeshile. Greqia, një nga të paktat vende, ndoshta si Italia dhe Austria, realisht dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane dhe ka tentuar të ofrojë edhe ndihmën e saj por sjellja e liderëve shqiptarë, kohët e fundit ngjan me atë të një akrepi helmues apo më mirë akrepi në përrallën e bretkosës”.

“Akrepi i kërkoi bretkosës që ta kalonte në bregun tjetër të liqenit, se nuk dinte not. Bretkosa dyshuese i kërkoi t’i premtojë që nuk do ta helmonte pasi të kalonte liqenin dhe akrepi e siguroi për këtë. Por në mes të udhëtimit, akrepi e goditi në shpinë me helm dhe bretkosa e frikësuar i tha: “Çfarë bëre, tani do të mbytemi të dy”!? Akrepi iu përgjigj “E di, por nuk mundem ndryshe. Është në natyrën time”.


Ximas vijon arsyetimin e tij duke shtuar se Greqia është duke mbajtur në supet e saj Shqipërinë, ndërsa liderët shqiptarë nuk humbasin shancin për të hedhur helm. “Kështu teksa Greqia lufton gjatë kryesimit të BE për të mbajtur në supet e saj Shqipërinë, gjatë rrugës së vështirë drejt Brukselit, liderët shqiptarë nuk e humbasin shansin për të hedhur helmin. Pak ditë më parë, papritur dhe për arsye të rivalitetit politik të brendshëm, për shkak të akuzave të opozitës mbi përfshirjen e qeverisë në trafikimin e drogës, ministri i jashtëm Bushati urdhëroi hetimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 për kufijtë detarë me Greqinë. Fajësoi ish ministrin e Jashtëm se nuk ka mbrojtur interesat kombëtare, gjatë caktimit të zonave detare me Greqinë, pra i dha armikut territore duke tradhtuar”.


Sipas Ximas, qeveria e Tiranës për të sulmuar opozitën nuk heziton të kritikojë edhe Greqinë, për synime grabitqare. Dhe kjo ndodh teksa Athina i bëri një “dhuratë” të bukur në çështjen e toponimeve në pasaporta, kundër viktimizimit të mijëra emigrantëve në kufi.

Në fund editoriali i Kathimerini mbyllet me pyetjen: “Kanë të drejtë ata në Bruksel, që nuk I pranojnë fqinjët tanë të mirë në banesën e madhe evropiane, duke iu atribuar atyre dygjuhësinë dhe “djallëzitë e Ballkanit” ?

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button