Shqipëria kushtëzon Gjeorgjinë me njohjen e Kosovës

Shqipëria thotë se e mbështet anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO, por ta njohë Kosovën e pavarur. Deklaratën e bëri ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë vizitës në Gjerogji. Ministrja Kodheli tha Kosova nuk ka krahasim as në Kaukaz apo tjetërkund dhe se përbën precedent të vetëm i së drejtës ndërkombëtare.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjatë një takimi të veçantë me presidentin e vendit, Glorgi Margvelashvilli dhe kryetari i parlamentit, David Usupashvili ministrja Kodheli kërkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një precedent unik në të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Kodhelit, çdo përpjekje për ta përdorur precedentin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tendencioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.

loading...
Back to top button