Adem Jashari “harrohet” në Drenas

Drita e Dëshmorëve dhe Dita e Çlirimit të Drenasit, në sfondin e podiumit nuk e nxori fotografinë e heroit kombëtar Adem Jashari, pranë fotografisë së heroit kombëtar Skënderbeu.

Siç raporton INA, kjo ngjarje i ka revoltuar të pranishmit, të cilët të revoltuar kanë filluar ta braktisin manifestimin.

“Kjo që ka ndodhur është skandaloze dhe e pafalshme. Figura kombëtare e Adem Jasharit nuk guxon të injorohet në mënyrë të tillë, nga individë të tillë që me petkun e politikës po keqpërdorin vlerat e luftës së UÇK-së”, theksoi për INA, një veteran i UÇK-së.

Me presionin e qytetarëve të Drenasit, më pas pranë fotografisë së heroit kombëtar Skënderbeu është vendosur edhe fotografia e komandantit legjendar Adem Jasharit.

Për çudi në këtë manifestim nuk u vërejt as kryeministri në largim, Hashim Thaçi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button