Papa Françesku: Vizita në Shqipëri, inkurajim për vendin që vuajti nga komunizmi

“Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të diel, më 21 shtatorin e ardhshëm. Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”.

Kjo është përgjigjia që Papa Francesku ka konfirmuar vizitën zyrtare në Shqipëri më 21 Shtator.

Ndërkohë përmes një konference për mediat, Kisha Katolike ka konfirmuar vizitën më 21 shtator të Papa Franceskut, i cili ka pranuar me kënaqësi, ftesën e bërë nga autoritetet shqiptare, vizitë që siç shkruan ai, “do të përforcojë në fe, Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmojë ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”.
Nunci Apostolik në Tiranë, i cili citoi përgjigjen që Papa kishte dërguar kundrejt ftesës së bërë, e konsideroi si “njoftim historik, që e dha vetë Papa sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit; hap i parë i shtegtimit shqiptar të Françeskut, Papa i dytë që do të shkelë në trojet shqiptare, pas një Shenjti: Gjon Palit II, më 25 prill 1991.”
Gjithashtu, Kisha vuri në dukje se “ky është shtegtimi i parë i Papës Françesku në një vend evropian e ballkanik: ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Bergolio zgjodhi pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për deomokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore.”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button