KE: Çfarë nënkupton statusi kandidat?

Statusi kandidat nuk do të thotë se Bashkimi Evropian automatikisht do të nisë negociatat për anëtarësim në union me Shqipërinë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ky proces (hapja e negociatave) është hap pasues i veçuar, i procesit të integrimit në BE. Për këtë hap nevojiten kushte shtesë.

Por, çfarë është në praktikë “statusi kandidat”?

E njohur si vend kandidat në BE ka shumë ndikime për Shqipërinë.

Ky është një sinjal i rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, që tregon se vendi po ecën në fazën tjetër të procesit të integrimit evropian.

Për nga perspektiva ekonomike, statusi kandidat do të inkurajojë investimet e huaja, dhe si rezultat do të çojë në krijimin e vendeve të punës.

Statusi i kandidatit, ngre në një nivel më të lartë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.

Shqipëria tani do të marrë ftesa për mbledhje të Këshillit, të hapura për vendet kandidate.

Qasja e saj dhe bashkëpunimi me agjencitë e BE-së do të jetë më e lehtë – për shembull pjesëmarrja e saj si vëzhguese në Agjencinë e të Drejtave Themelore të Njeriut.

Komisionet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve, si dhe Komitetit Ekonomik dhe Social mund të ngrihen.

Si vend kandidat, Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga fondet e BE-së në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA), në mënyrë që të kryejë reforma të gjithanshme dhe investime strategjike, dhe do të përfitojë nga pjesëmarrja në programet e BE-së.

Në vazhdim, Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë nga afër me Shqipërinë për të mbështetur reformat e saj dhe për ta përgatitur për hapin e ardhshëm në procesin e integrimit, që është hapja e negociatave.

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE varet nga reforma konkrete dhe të gjata në Shqipëri. Për hapjen e negociatave, nevojitet marrëveshje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së si në rastin e dhënies së statusit kandidat.

loading...
Back to top button