Polici nga SHBA përkrahje protestave të shqiptarëve

Një përkrahje ndryshe vjen nga SHBA në mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni.

Nga Beqir SINA/INA

Një polic amerikan, që supozohet se është me origjinë shqiptare nga New Jersey i ka shprehur përkrahje protestave. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shpreh përkrahjen e fuqishme për protestat në Shkup.

Megjithëse, nuk tregohet autenciteti dhe nuk shkruhet se për kë bëhet fjalë( kjo ndoshta për çështje sigurie) megjithatë, thuhet se ai vetë e ka postuar një foto, të tillë ku shihet në krye të detyrës së bashku me një makinë policie dhe pankartën në krahun tjetër.

Sipas uniformës dhe makinës së policisë – i ky polic dhe ky automjet policie, duket se i përket Departamentit të Policisë në News Jersey.

Madje vitet e fundit ata janë të organizuar dhe kan Shoqatën e tyre Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane – “Illyrian Society of Law Enforcement”.

Kryetari i kësaj shoqate, me gradën Kapiten, është zoti Flamur Cani, i cili punon për më tepër se 22 vjet në NYPD (Departamenti i Policisë së New York).

Në foton e publikuar sot duket qartë të majtë të policit, ai ka vendosur dhe një pankartë, ku është e shkruar saktësisht “Shkupi jemi me ju. From USA”.

Kjo ndodh ndërkohë që Shqiptarët, për të katërtën ditë me radhë janë duke protestuar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Dibër, kundër procesit të montuar “Monstra”.

Dhe kanë marrë mbështetje të fuqishme edhe nga shumë shqiptarë nëpër botë, siç tregon edhe kjo fotografi e cila flet më shumë se 1000 fjalë dhe, është duke na treguar me këtë rast se protestat e shqiptarëve në Shkup – po ndiqen me vëmendje të madhe edhe nga shqiptarët e Amerikës. (Beqir SINA/INA)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button