De Biazi: Ai që shpalosi dronin, duhet të jetë paksa i çmendur

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi gjatë një komentimi të ndeshjeve të Championsit për “Sky sport” është ndalur edhe te Serbi- Shqipëri.

Sipas tij gjithçka ndodhi në momentin kur Mitroviç kapi dronin. Tekniku gjithashtu e cilëson njeriun që ngriti dronin si të çmendur..

“Droni? Dikush që bën diçka të tillë, duhet të jetë paksa i çmendur, por ajo gjë mund të ketë qenë edhe thjesht një provokim.

Pikërisht për shkak të dronit me flamurin e Shqipërisë etnike, skuadra jonë u dënua me 100 mijë euro gjobë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës,” u shpreh De Biazi

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button