Nikoliç – kryeministrit francez: “Shqipëria e Madhe”, rrezik për rajonin

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, gjatë një takimi me kryeministrin francez Manuel Valls, në Beograd, i ka folur ati edhe për “Shqipërinë e Madhe” dhe kërcënimin që vjen prej saj sipas tij në rajon.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sipas agjencisë së lajmeve “Beta”, Nikoliçi e ka paralajmëruar kryeministrin francez Valls për rrezikun që vjen, sipas tij, nga provokimet e vazhdueshme të shqiptarëve në rajon. Nikoliçi tha se ato mund të kthehen në probleme të përmasave të mëdha, të cilat më vonë nuk do jetë në gjendje t’i zgjidhë edhe Bashkimi Evropian.

Sipas një deklaratë të presidencës serbe, Nikoliçi mësohet se ka thënë se Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe kjo është arsyeja që ajo ka hyrë në negociata me Prishtinën.

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar jetën normale të qytetarëve në provincë, por ne nuk mund ta hedhim hapin drejt njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës”, tha Nikoliçi.

Më tej kreu i shtetit serb ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se Franca është një ndër miqtë më të mirë të Serbisë në fushën ekonomike dhe politike.

loading...
Back to top button