Fotolajm/ Kafe midis Thaçit e Daçiç në Prishtinë

Në konferencën e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimorë që po mbahet sot në Prishtnë merr pjesë edhe Iviça Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. Ai është filmuar nga mediat Kosovare duke pirë kafe e duke biseduar me  ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçin.  

Në këtë konferencë pritet të diskutohen projekte të cilat do të ndihmojnë vëndet e ballkanit në zhvillimin e tyre, ku një fokus të veçantë pritet të ketë  projekti ekonomik me karakter rajonal, si dhe investimet në infrastrukturë. 

Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, synimi i së cilës ishte po i  njëjtë,nxitja e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

dacic – 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button