Polici serb: Ja krimet makabre që kemi kryer ndaj kosovarëve (VIDEO)

Një efektiv i policisë serbe në kohën e Miloshevicit ka rrëfyer gjatë një interviste për televizionin kombëtar të Kosovës RTK, krimet e luftës që janë kryer ndaj shqiptarëve ku ai ka qenë vetë dëshmitar.

Ndër të tjera ai tregon për një polic serb që i ka prerë kokën një shqiptari dhe e ka zierë atë për disa ditë, vetëm e vetëm që t’i merrte 3 dhëmbët e florinjtë.

Slobodan Stojanoviç shprehet se ka vendosur të flasë publikisht për të treguar se njerëz të këqij dhe që kryenin akte makabre ka pasur mes të dyjave palëve.

Gjatë rrëfimit të tij ai tregon edhe për fjalët e koduar si “Shkrepse” apo “Goma”, që nënkuptonin djegien apo shkatërrimin e fshatit.

Ai thekson se nga 150 anëtarë që përbëhej grupi i tij, 10 prej tyre dalloheshin për vjedhje dhe masakra të pabesueshme. Ai veçon njërin prej tyre, për cilin pas disa vitesh kishte mësuar se ndodhjen përfunduar në çmendi, “Një njeri normal, nuk mund t’i bënte ato që bënte ai.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button