Arrestohet kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, akuzohet për korrupsion
Arrestohet nga policia e Tiranës Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë Kamëz. Burimet bëjnë të ditur se ai akuzohet për shkelje të detyrës dhe abuzime në tendera. Burimet bëjnë të ditur se Mziu akuzohet se ka favorizuar kompani të ndryshme gjatë zhvillimit të tenderave në bashkinë e Kamzës.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Mësohet se grupi hetimor i ngritur me këtë qëllim nga Task Force në prokurorinë e Tiranës, kishte pak kohë që po hetonte materiale, që implikonin Xhelal Mziun në këto akuza. Çështja penale ka ardhur si pasojë e kallëzimeve nga kompanitë që janë ndjerë të diskriminuar në tenderin e rrugës së Valiasit. Sipas informacioneve të fundit, rezulton se ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”. Gjykata e Tiranës kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” ditën e djeshme.
Xhelal Mziu është kryetar i bashkisë Kamëz për herë të tretë, nën siglën e Partisë Demokratike. (Vijon…)