“Western Balkans 6″/ Rama: Nis projekti i autostradës së kaltër

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale është ndalur në projektin e autostradës së kaltër, si një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në postimin e tij Kryeministri Rama thekson se ky projekt është frut i parë i Konferencës së Berlinit që parashikon nisjen e projektit të autostradës së kaltër. Ky projekt synon lidhjen e bregdetit të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Fruti i parë i Konferencës së Berlinit. Fillojmë projektimin e autostradës së kaltër qe do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë!” shkruan Rama.

Komenti i Kryeministrit vjen në një kohë kur Kosova mirëpret konferencën ministrore të shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projekte konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.

Kjo konferencë vjen pas asaj të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Pjesmarrës në konferencë janë ministrat e jashtëm dhe ato të infrastrukturës së vendeve të rajonit si dhe komisionerë të BE-së.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button