Luftëtarët e ISIS stërviten në Shqipëri, mediat italiane publikojnë videon e kampit (VIDEO)

ITALI – Policia italiane ka publikuar një video, e cila shprehet se është xhiruar në Shqipëri. Sipas saj, në këto ambiente janë stërvitur luftëtarët e IS, që më pas kanë shkuar për të luftuar në Siri. Ndërkaq, marokeni 20-vjeçar, i arrestuar dje, kishte publikuar në internet një tekst me titullin “Shteti Islamik, një realitet që duhet komunikuar”.

Ndër imazhet e para që shfaqen në videon e publikuar nga policia italiane, prej 2 minutash e 49 sekonda, shfaqen një grumbull personash në moshë të rritur, të cilët grisnin faqet e pasaportave. Faqet e para të pasaportave janë me ngjyrë të kuqe, por në brendësi nuk dallohen emra apo kombësi.

Më tej, në sekondën e 42-të të videos imazhet ndryshojnë komplet dhe tashmë ngjarjet zhvendosen në një godinë të madhe. Disa të rritur stërvitin fëmijë të vegjël, të cilët mësohen se si të gjuajnë me shkelma dhe duar. Një seancë stërvitore e arteve marciale shoqëron sekondat pasardhëse.

Në godinën e madhe, e cila ngjason si një objekt i braktisur, ose si magazina të një pallati, shfaqen më pas, të njëjtët njerëz, që nën shoqërinë e flamurit të zi vazhdojnë të stërvitnin fëmijët, duke u rënë me shkopinj në bark apo duke thyer objekte në kokë. Një person, me kapele u bie fëmijëve me shkelm në bark, teksa ata bëjnë ushtrime ulje-ngritjeje. Kur kanë kaluar 1 minutë e 49 sekonda, imazhet e videos ndryshojnë komplet dhe tashmë luftëtarët që stërviten shfaqen në një tjetër vend. Një fushë e hapur, në natyrë dhe përtej disa ndërtesa. Ambienti nuk mund të identifikohet. Aty, luftëtarët parakalojnë me armë. Më tej, disa sekonda më pas njerëzit e veshur me të zeza kalojnë disa pengesa, teksa ndodhen brenda një pylli. Më pas ata ngjiten me duar në disa shkallë. Ndër imazhet e fundit që shfaqen në video janë luftëtarët, të cilët qëllojnë me armë si kallashnikov etj., ndërsa në sfondin prapa tyre duket një mal. Përsëri këto ambiente nuk mund të identifikohen se në ç’pjesë janë xhiruar, por Policia e Shtetit italian dhe specifikisht ajo e Breshias pretendon se videoja ka filmime të realizuara në Shqipëri.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button