Turqia nuk lejon shkollën shqipe

Turqia nuk lejon shkollën shqipe Në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë të harruar apo asimiluar; atyre nuk u lejohet ta mësojnë gjuhën shqipe as si gjuhë të huaj. Nëpër shkolla publike e private, si dhe universitete mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, por sistemi arsimor turk nuk e lejon shkollimin në gjuhën shqipe.

Në asnjë universitet turk nuk ka katedër të gjuhës shqipe, kur vetëm në Itali ka shtatë të tilla. Katedra të gjuhës shqipe ka edhe në disa vende të tjera, ku prania shqiptare është shumë e vogël ose pothuajse mungon si në Rusi dhe në Kinë.

Në Stamboll flitet gjerësisht rusisht, ndërsa shqiptarët që punojnë në treg, me vështirësi të flasin shqip, madje disa prej tyre, të përmalluar të ftojnë brenda dyqanit të vetë, se vetëm atje e ndjejnë se mund ta flasin gjuhën e tyre, pa u dënuar.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button